Denis Zaka, i cili akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij pas një sherri banal, do të mbetet në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë ndaj 26-vjeçarit nga Fieri.Zaka ka pranuar krimin para gjykatës, duke shtuar se gjithçka kishte nisur nga një konflikt banal.
Denis Zaka vrau me thikë Vladimir Murrizin, ngjarje e ndodhur në Greqi më 3 gusht. Dyshohet se debati mes tyre nisi për ndershmërinë e bashkëshorteve të tyre dhe kjo rezultoi më pas në konflik fatal.
Vladimir Murrizi gjatë debatit i ka thënë Denis Zakës se bashkëshortja e tij ishte kurvë, ku i fund ia ka kthyer me të njëjtën akuzë. Kështu nisi sherri, ku Denis Zaka qëlloi me thikë mbi djalin e hallës së tij.
26-vjeçari e varrosi trupin e tij në një përrua dhe më pas pasi erdhi në Shqipëri u tha familjarëve se Vladimiri ishte vrarë gjatë një tentative për grabitje.





