Një nënë e re vendosi që të ndërpresë shtatëzaninë e saj në muajin e gjashtë, kur mjeku Yichang City, konstatoi se në vend të këmbëve, foshnjës së saj po i rritej një bisht. Ngjarja ndodhi në provincën Hubei, të Kinës qendrore.
Ekoja e Wu-së, nënës 23- vjeçare, tregoi se fëmija i saj i palindur, nuk kishte dy këmbë, por një “bisht”, që rritej në vend të tyre. Mjekët e spitalit i thanë Wu-së se fetusi po vuante nga një gjendje e njohur si sirenomelia, ose sindroma ‘Mermaid’, një deformim i rrallë tek këmbët, të cilat janë të bashkuar dhe kanë pamje e bishtit të sirenës.
Sipas mjekëve fëmija do të mund të jetonte vetëm për pak orë pas lindjes, për këtë arsye Wu vendosi të ndërpresë shtatëzaninë. Shkaku i sindromës ‘Mermaid”, mbetet ende një mister për mjekësinë dhe ajo ndodh 1 në çdo 100 mijë shtazani.
Vogëlushja Shiloh Pepin, një amerikane e quajtur ‘Vajza Mermaid’, është një nga rastet e sirenomelisë, më mirë të dokumentuara deri më tani në botë. Pavarësisht se ka bërë rreth 150 operacione gjatë jetës së saj të shkurtër, ajo ndërroi jetë në vitin 2009, kur ishte vetëm 10 vjeçe.





