Një aksident i frikshëm është regjistruar në një nga autostradat e Triestes, Itali.

Një automjet Lancia Y, brenda të cilit ndodheshin 4 të rinj është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Nga shpejtësia dhe forca e përplasjes, trafikndarësja ka përfudnuar duke shpuar tej për tej makinën.

Dy të rinj 22-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë, kanë vdekur në vend, ndërkohë që edhe dy pasagjerët e tjerë janë në gjendje mjaft të rëndë në spital.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të prerë hekurat e trafikndarëses në mënyrë që të nxirreshin jashtë makinës së shkatërruar trupat e të plagosurve.

Sipas policisë italiane ende nuk janë zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.