Një burrë nga India ka fituar plot 1 milionë dollarë, vetëm 6 ditë pasi i shpëtoi rrëzimi të avionit në Dubai.
Mohammad Basheer Abdul Khadar ishte një prej pasagjerëve të fluturimit EK521 të Emirateve të Bashkuara, që mori flakë teksa po ulej në aeroportin e Dubait.
Ai shpëtoi së bashku me 300 personat e tjerë që ndodheshin në bord, vetëm pak minuta përpara se avioni të shpërthente në flakë.
Por pasi i shpëtoi vdekjes, 62-vjeçari fitoi edhe lotarinë.
Khadar, sipas “DailyMail”, e kishte blerë biletën fituese përpara incidentit me avion në Dubai.





