Zonat e pasura rezidenciale në periferi të kryeqytetit, me ndërtime kryesisht vilash luksoze janë një trend i 6 viteve të fundit.
Pasi Tirana u stërmbush me pallate, tani ata që kanë më tepër mundësi ekonomike, përpiqen t’i largohen kaosit dhe rutinës së zhurmshme kryeqytetase nëpër kodrat apo fushat e periferisë.
Vilën në fjalë të duhet 1 orë që t’ia shohësh te gjitha ambjentet dhe gjithçka është punuar me kujdes dhe shije.
Nga ballkoni i brendshëm i katit të dytë shikon sallonin, tualetet jane si ato te hoteleve të shtrenjta, ka pishina elegante, kopshti është relaksues dhe hyrja për në vilë është spektakolare, shkruan faqja që e promovon vilën në rrjetete sociale.
Por pronari nuk e shet atë. Ngushëllimi i vetëm është që e jep me qera.





