Një makinë bombë ka shpërthyer këtë të mërkurë pranë një spitali në krahinën turke Mardin.
Mediat turke flasin për dhjetëra të plagosur, mbi 50 persona.
Shpërthimi ndodhi në një spital në qytetin Kiziltepe, që ndodhet në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë. Ky rajon i Turqisë është populluar kryesisht nga kurdët.
Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në një automjet policie, i cili shpërtheu kur po kalonte pranë spitalit. Gjithashtu jane degjuar edhe te shtena me arme.





