Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shtruar këtë të mërkurë në një spital privat në kryeqytet.

Sipas gazetës “Panorama”, lajmin për shtrimin në spital të shkrimtarit të madh shqiptar e ka konfirmuar Drejtori i Shtëpisë botuese ‘Onufri’, Bujar Hudhri.

Ai tha se Kadare ka shkuar në spital thjesht për një vizitë rutinë, të zakonshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Hudhri nënvizoi se nuk përbën asnjë lajm fakti që Kadare është parë në spital, pasi ai po bën kontroll të zakonshëm aty.