Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës me të cilën edhe ishte ndërprerë mbledhja e Kryesisë, deputeti i Vetëvendosjes kishte thënë “.. E kryva shpejt”.

Mësohet se dje ka qenë Driton Çaushi që ka hedhur gaz në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, raporton “Gazeta Express”. Ai eshte arrestuar pak momente pas ngjarjes.