I kujtoni këto pamje? Është lumi Erzen që përmbyti të gjithë pasurinë e mbi 250 familjeve gjatë këtij fillim viti. Erzeni i egërsuar u rrëmbeu pasurinë dhe orenditë mbi 250 familjeve, që kanë shtëpitë buzë shtratit të lumit. Fëmijë e të rritur mbetën pa çati për javë të tëra derisa lumi u tërhoq vetë nga trojet e tyre. Për Agjencinë e Legalizimit asnjë prej këtyre banesave nuk do të legalizohet.
“Në qytetin e Shijakut procesi i legalizimit ka përfunduar për 95% të banorëve që kishin ndërtuar pa leje . Të gjitha banesat, vilat një dy e tre kate të ndërtuara nga banorët buzë lumit Erzen në Shijak janë përjashtuar nga procesi i legalizimeve. Janë rreth 200 ndërtesa”, deklaroi Flamur Gjuzi për “DurrësLajm”.
Procesi i legalizimit është bllokuar për rreth 11 mijë banesa edhe në qytetin e Durrësit. Shkak i bllokimit të procesit të legalizimit brenda në Durrës, është klasifikimi i bërë nga Instituti i Arkeologjisë, zonave të qytetit. Në zonën B është i ndaluar legalizimi, dhe në këtë zonë janë 11 banesa të ndërtuara pa leje.
18 mijë dosje janë kualifikuar deri tani në rrethin e Durrësit, ndërsa janë shpërndarë 17 mijë legalizimi brenda dy vjetësh nga ALUIZN-i në Durrës.
K.H.





