Sipas një denoncimi të bërë publik në faqen “Jeta osh qef”, një ngjarje në kufijtë e skandalit ka ndodhur me policinë rrugore në Durrës e Krujë.
Bëhet fjalë për një gjobë me vlerë 10 mijë lekë të vjetër, për parkim të gabuar të mjetit.
Duke iu referuar këtij portali, siç mund të shihet edhe vetë në foton e dërguar nga qytetarja, kjo gjobë është jashtë çdo standardi të pranueshëm dhe jashtë çdo imagjinate, sa i takon ligjshmërisë së plotësimit të fletëve të gjobave.
Në hapësirën enkas për shënimin e të dhënave të automjetit që do të gjobitet (targa, kapaciteti), vihet re se ka ndërhyrje dhe korrigjime të bëra me zbardhues. Kjo nënkupton se gjoba është dhënë më parë dhe pastaj polici rrugor ka ndërruar mendje, duke ia faturuar një personi tjetër, të njëjtën fletë, duke ndryshuar edhe vendin ku ishte vendosur gjoba herën e parë, shkruan “Jeta osh qef”.





