Dy vajza të reja në moshë, e të martuara, që ishin larguar nga shtëpia duke alarmuar bashkëshortët e tyre, janë gjetur.
Sipas policisë së Durrësit, ato kanë pohuar para Oficerit të Policisë Gjyqësore se janë larguar me dëshirën e tyre.
Kështu, u gjetën 24-vjeçarja nga Durrësi, me iniciale M.V., dhe 23-vjeçarja nga Fushë-Kruja, me iniciale J.D., ku kjo e fundit ishte larguar bashkë me djalin 4 vjeç.
Në të dyja rastet kanë qenë bashkëshortët respektivë të grave, që të alarmuar për fatin e tyre, kanë denoncuar në polici.
E reja nga Durrësi ishte larguar rreth orës 23:00 të 7 gushtit (lexo këtu), ndërsa ajo nga Fushë-Kruja më 6 gusht (lexo këtu).
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





