Aktivistja e të drejtave të njeriut, Irom Sharmila, i ka dhënë fund këtë të martë grevës së saj 16-vjeçare të urisë, më e gjata në botë, me një lugë mjaltë në pëllëmbën e saj të dorës.

Sharmilla, e njohur ndryshe si “Zonja e hekurt e Manipurit”, ushqehej me forcë përmes një tubi hundor që qeveria kishte përdorur për më shumë se një dekadë.

Ajo në fillim buzëqeshi, e më pas rënkoi më në fund e lirë pasi hëngri mjaltin përpara gazetarëve në shtetin verior të Indisë.

Nuk do e harroj kurrë këtë moment”, tha ajo.

E nominuara në vitin 2005 për çmimin Nobel e nisi grevën në vitin 2000 pasi 10 civilë u vranë nga ushtria indiane në Manipur.

Ajo protestoi për Aktin e Fuqive Speciale të Forcave të Armatosura të Indisë (AFSPA), që i jep fuqi zaptuese ushtrisë për të kërkuar prona, të ndalojë të dyshuar pa urdhër dhe madje të qëllojë në fushëpamje.

Por më në fund ajo u “zbut” duke thënë se do të fokusohet në drejtimin e zyrës politike për të sjellë ndryshim.