Tenton të fusë 6 celularë në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet në flagrancë nëna e një të burgosuri.
Duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë – Krujës, shtetasja Liljana Toluli, 41 vjeçe, banuese në Kamëz, ka tentuar të fusë për djalin e saj, i cili vuante dënimin në këtë burg, 6 copë celularë.
Policia thotë se ajo i kishte fshehur celularët në një bombol gazi që përdoret për kafe.
Ngjarja është shënuar ditën e djeshme. Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa nënës iu vunë prangat.
Ajo akuzohet për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”.





