Një person ka gjetur vdekjen, si pasojë e një aksidenti, pasi udhëtonte me motor dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme, në aksin rrugor Libonik- Rëmbec, ku viktimë ka mbetur 54-vjeçari Arben Miska, banues në Drithas.
Drejtuesi i mjetit i cili mori dëmtime të rënda trupore, u transportua për në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, por rreth orës 22:45, si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga aksidenti, mësohet se ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





