Arrestohen dy shqiptarë në Itali, pasi u kapën me marijuanë teksa udhëtonin me makinë.
Arrestimi i dy shqiptarëve T.A. 36 vjeç rezident në Abruzzo të Italisë e G.D. 26 vjeç rezident në Shqipëri, u bë në kuadër të operacionit të koduar “Berta” pas disa muajsh hetimi nga policia italiane e rajonit Marche.
Dy shqiptarët janë arrestuar rreth orës 2 të mëngjesit të së martës, ndërsa po udhëtonin me një makinë të tipit “Fiat Croma”.
Në momentin e ndalimit, në automjetin e tyre janë gjetur rreth 10 kg e 750 gramë marijuanë.





