Arrestohen pronarët e dy bar-restoranteve në Divjakë për vjedhje të energjisë elektrike në bizneset e tyre.
Të arrestuarit janë Arjan Rrudho, 48 vjeç, dhe Taqi Xhavo, 39 vjeç, të dy banues në Divjakë.
Rrudho u arrestua pasi u konstatua se vidhej energji elektrike në bar – restorantin e tij “Arjan Rrudho”, në plazhin e Divjakës.
Xhavo u arrestua pasi u konstatua se vidhej energji elektrike në bar – restorantin e tij me emrin “Taku”, po në plazhin e Divjakës.





