Pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës, janë prova kryesore e policisë dhe prokurorisë së Tiranës. Filmimet e rregjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë. Sipas burimeve nga policia, në këto filmime njëra nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj.
Aktualisht hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë moment me shpresën e identifikimit të shpejtë të autorit, që është fiksuar nga filmimet e kameras.
“Në këtë drejtim po punohet shumë me ekspertë të laboratorit të policisë shkencore dhe oficerë të policisë kriminale, me qëllim identifikimin e këtij personi”- thanë burimet pranë grupit hetimor.
Ndërkohë dyshime të forta janë ngritur prej hetuesve se në këtë ngjarje mund të ketë gisht ndonjë prej punonjës ose ish-punonjësve të bankës, që mund tu ketë dhënë iformacion grabitësve lidhur me koordinatat e sakta të vendodhjes së kasafortës së bankës në ish-bllok.
Si u vodh banka
Në murin rrethues të bankës janë konstatuar të hapura dy vrima, një në murin rrethues të bankës dhe një murin e dhomës kasafortë.
Zyrtarisht policia njofton se autorët kanë hyrë në kasafortën e bankës dhe kanë vjedhur një sasinë e parave.
Në bodrum është gjetur edhe një bombul, që dyshohet se është përdorur nga ana e autorëve për prerjen dhe hapjen kasafortës në pjesën, ku kasaforta ishte e mbështetur në mur, raporton “Klan TV”.
Aktualisht është kërkuar informacion për identifikimin e punëtorëve, që kanë patur kopje të çelësit të derës së bodrumit gjatë kohës, kur deri para dy javëve, kryheshin punime për llogari të qiramarrësit të ri të objektit.
Nga ana tjetër një pjesë e kamerave në pjesën anësore dhe pas godinës, ku është e vendosur banka nuk funksionojnë.





