Një i shoqëruar në Komisariatin e Fushë-Krujës ka tentuar që të arratiset prej andej, madje duke u konfliktuar edhe me Policinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe është bërë e ditur nga burime policore.
Këta të fundit thanë se rreth orës 23:30, 29-vjeçari Gazmir Saka, nga fshati Gramëz, duke qenë i shoqëruar në polici, ka tentuar që të arratiset nga ambientet policore.
Ai ka goditur me grusht inspektorin e policisë me inicialet F. E., i cili ishte tek dera e Komisariatit dhe është larguar me vrap,
Por për fatin e keq të tij, i riu është ndaluar ende pa dalë jashtë ambienteve të policisë. Efektivët, më të shumtë në numër, kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë 29 –vjeçarin.
Tani përveç akuzës për të cilën ai ishte shoqëruar është vënë nën akuzë edhe për goditje të punonjësit të policisë dhe tentativë arratisje.





