Policia e Durrësit njofton se janë prangosur katër persona dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër, të cilët janë konfliktuar për motive pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në Manzë të Durrësit dhe sipas burimeve zyrtare, nga sherri një 30-vjeçar ka marrë lëndime në trup.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë.
Këta shtetas, pas një konflikti të përsëritur për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasit H. Gj. i janë shkaktuar dëmtime të lehta në trup.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë.





