Janë emigrantët tanë që kthehen çdo vit pranë të afërmve të tyre në Shqipëri, të cilët kalojnë nëpër një kalvar të gjatë torturash, që nga nisja, qëndrimi për orë të tëra në Bari, mbërritja në portin e Durrësit, pagesat e figuracioneve të makinave, apo edhe aksidentet që pësojnë. Emigrantët që po kthehen në Shqipëri për pushimet verore ngrenë mjaft ankesa të ndryshme në drejtim të siguracionit të automjeteve të tyre. Emigrantët thonë se për 2 javë paguajnë siguracion automjeti nga 60 deri në 100 euro e nuk iu njihet asnjë dëmshpërblim nga ana e kompanive të sigurimeve.
Po kështu, ankesat kanë të bëjnë edhe me kushtet e udhëtimit nga ana e trageteve. “Në Bari kemi qëndruar nga 6 orë, por kemi pritur edhe tre orë të tjera që të nisej trageti”, thotë një kryefamiljar.
“Ka pasur rrëmujë e na kanë ikur 5 orë kohë në Bari. Ishte vapë dhe ne me kalamaj në radhë kemi qëndruar atje kushtet tmerr për të udhëtuar”, thotë një grua me fëmijë.
K.H.





