Arrestohet në Lezhë, një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrimin e 8 personave për kontrata pune në Austri kundrejt një pagese monetare.
Policia e Lezhës njoftoi se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u ndalua shtetasi në kërkim Kol Gjokaj, 43 vjeç, banues në Gjakovë të Kosovës.
Dyshohet se në maj të 2015-s, në Lezhë, Gjokaj ka mashtruar 8 shtetas duke iu premtuar kontrata pune në Austri kundrejt një pagese prej 800 euro secilit.
Për këtë person, Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë më 5 shkurt 2016 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.
Vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë në kërkim.





