• Preferencat e bullgarëve kohët e fundit filluan të ndryshojnë dhe destinacionet e tyre të preferuara në Turqi dhe Greqi, tani gjithnjë e më shpesh po i zëvendëson… Shqipëria

Siç informon "Radio Bullgaria", destinacionet tradicionale të pushimeve në plazhe për bullgarët në Turqi dhe Greqi, tani gjithnjë e më shpesh filluan t’i zëvendësojnë rezortet analoge në Shqipëri. Bullgarët e parë tashmë kanë vizituar Shqipërinë dhe ishin të kënaqur me të gjitha ato që kishin parë.

Ajri më se i pastër, deti, klima e mrekullueshme, pamje mahnitëse dhe njerëz shumë miqësor. Një tjetër nga aset në mëngë në Shqipëri janë çmime të ulëta për akomodim, ushqim dhe shërbime. Është për t’u vënë në dukje se shqiptarët e parë kanë mundur të zbulojnë Bullgarinë turistike. Hë për hë ata bënë vetëm hapin e parë, dhe disa prej tyre në sezonin e dimrit kanë bërë ski në shpatet malore në Bansko.