Ka zgjatur vetëm 20 ditë.

Kjo mund të cilësohet si martesa më e shkurtër në shoubizin shqiptar.

Historia pas saj është mjaft interesante dhe ka pushtuar faqet e para të mediave rozë në vend.

Reperi nga Kosova, Agon Abdullahu, i njohur si Noga, është ndarë me prezantuesen bukuroshe shqiptare, Kristela Gjoka.

Ata u martuan më 17 qershor, por 20 ditë më vonë u ndanë.

Kristela ka thyer heshtjen dhe ka folur për revistën Anabel.

“Duke qenë se personi në fjalë ka dëshirë të flaktë për famë, dhe sigurisht ashtu siç egoja mashkullore shqiptare kur i lë femra, ka përdorur imazhin tim për këtë gjë,” tha Kristela, duke mohuar një lajm se ka qenë shtatzënë.

“Gjithsesi kjo ka qenë në favorin tim, duke ia lënë në dorë organeve kompetente të drejtësisë”.

Por këngëtari kosovar thotë se ka një eko si dëshmi të faktit që ajo ka qenë shtatzënë.

Sipas tij, Kristela e ka abortuar fëmijën në muajin e gjashtë.

Ai thotë se Kristela është një natyrë shfrytëzuese.

“E kuptova interesin e saj të vërtetë vetëm kur ajo filloi të mohonte fëmijën tonë, siç po bën tani. Ajo u martua, por nuk erdhi me pushime me mua dhe abortoi fëmijën e gjallë, që mund të lindte pas një muaji”.

“Unë nuk kam nevojë të përdor famën e saj, pasi kur unë isha i famshëm, ajo ishte në Lezhë me dy euro në xhep. Atë do ta mallkojë Zoti dhe drejtësia. Fajin e kam unë që e kam dashur, pasi njerëzit e njohin se kush është”.

Çifti bëri një dasmë luksoze në Prishtinë, që bëri shumë bujë.

Disa media spekuluan se Kristela u nda pasi nuk donte të jetonte në një shtëpi me nënën dhe motrat e reperit.