Plazhi i Shkëmbit të Kavajës ka ruajtur edhe këtë sezon traditën e viteve të kaluara, pasi vijon të frekuentohet nga pushues elitarë. Këtë sezon veror mijëra pushues, kryesisht të huaj, kanë mbipopulluar bregdetin. Në shumë hotele të zonës nuk ka asnjë pushues vendas, sepse prenotimet janë bërë nëpërmjet agjensive nga pushues çekë, polakë, sllovakë etj.
Janë pikërisht të huajt që japin përshtypjet e tyre për ditët e qëndrimit në plazhin e Durrësit, mikpritjen, ushqimin, klimën.
Një turist polak me tre fëmijë të vegjël thotë: “është super bukur, super ngrohtë. Kam ardhur me gruan dhe dy fëmijët po argëtohen shumë e jemi shumë të kënaqur nga mikpritja juaj”.
Një tjetër pushuese hungareze thotë: “është shumë këndshëm. Do të qëndrojmë 8 ditë, është hera e parë këtu, por do të vijmë sërish. Do të qëndrojmë dy javë, sepse moti është i ngrohtë, njerëzit janë të mirë, ushqimi është shumë i mirë, jemi të kënaqur, sepse është shumë më lirë se Kroacia se Turqia apo edhe shtete të tjera. Standartet në dhoma janë mesatare. por njerëzit janë shumë të këndshëm”.
Këta turistë qëndrojnë nga një deri në 2 javë në Durrës. Edhe restorantet janë të ndarë sipas shijeve. Në plazh mund të zgjedhësh, midis restoranteve klasike dhe gatimeve tradicionale. Edhe çmimet varjojnë sipas restorantit që mund të zgjedhësh.
Një gjë është e sigurt për të gjithë operatorët turistikë, turizmi spontan ka marrë fund. Turistët vijnë vetëm nëpëmjet agjensive turistike dhe ofertave që paraqesin hotelet.





