Një adoleshent 18 vjeçar ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një nga supermarketet në lagjen nr.1, Durrës.

Efektivët e policisë i kanë vënë prangat 18 vjeçarit Klaudio Qamilja, të cilit i është gjetur me vete edhe një pjesë e shumës së vjedhur në market.

Sipas policisë, 18 vjeçari ka vjedhur në supermarketin me administrator shtetasin S.G. 48 vjeç, shumën prej 228.000 lekë (të reja).

Në momentin e arrestimit atij i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma prej 195.000 lekë.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.