Prokuroria ka bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për shtetasin Fatmir Kuci, i cili nga hetimet e deritanishme sipas organit të akuzës rezulton se ka konsumuar veprën penale të “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Shpërdorim detyre”  parashikuar nga neni 85 dhe 248 i Kodit Penal.

Por detaje të rënda dalin në pah në dosjen dhe të dhënat hetimore të mbledhura deri më tani nga Prokuroria.

Mësohet se turisti rus, Denis Kaiumov që humbi jetën në një aksident të ndodhur në det në Livadh të Himarës ndodhej për pushime në vendin tonë prej 15 ditësh.

43-vjeçari me bashkëshorten dhe vajzën kishin vizituar vende të ndryshme në jug të Shqipërisë dhe të mërkurën kishin vendosur për të pushuar në Himarë.

Në mesditë rreth orës 11:30 ata kishin vendosur të largoheshin nga plazhi. Kaiumov ka hyrë në det të notojë ndërsa bashkëshortja e tij me vajzën janë nisur me kembe per ne shtepine e tyre te pushimit.

Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjareve te tij me te ndjerin deri sa jane njoftuar nga shoqeruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej ne Spitalin e Vlorës.

Në Spitalin e Himarës janë konstatuar plage si ato prerëse ne pjesën e shpinës dhe pjesët anësore te trupit si dhe dëmtime te llojeve te tjera në shpinë dhe gjymtyrët e poshtme në trupin e turistit rus.

Ka qenë biznesmeni Fatmir Kuçi, ai i cili ka transportuar 43-vjeçari për në spital. Kuçi i cili dyshohet se ka aksidentuar turistin rus, ka deklaruar se kishte dale për xhiro me  skafin e tij duke pohuar se e ka gjetur rastësisht ne det rusin e aksidentur.

Nga hetimet, ne kuverten e skafit, ndermjet sediljes dhe motorreve te mjetit lundrues, eshte konstatuar nje kasete, ne kendin e siper te krahut te djathte te se ciles, jane konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur.