Vrimat e zeza janë dyer të pjesëve të tjera të universit, tregon një studim i fundit. Por, ato nuk të lejojnë kurrë që të kthehesh pas.
Më parë, shkencëtarët besonin se çdo gjë që hyn në këto vrima të zeza shkatërrohet dhe se nuk mund të kishte rrugë përtej tyre.
Por tashmë shkencëtarët kanë zbuluar se ato mund të shërbejnë si dyer apo tunel si në filmat fantastiko-shkencor.
Dr Gonzalo Olmo nga Universiteti i Valencias në Spanjë thotë se teoria e tyre zgjidh edhe problemin e interpretimit të shkarkimit të elektricitetit në vrimat e zeza.





