Pas 30 vitesh, Silvio Berluskoni ka vendosur t’i japë lamtumirën Milanit. Më në fund ekziston një akord real mes grupit “Fininvest” që zotëron 99,93% të kuotave të klubit, dhe një grupi investitorësh kinezë. Ata do të shpenzojnë 740 milionë euro (ku përfshihen 220 milionë euro borxhe), për të blerë…Pas 30 vitesh, Silvio Berluskoni ka vendosur t’i japë lamtumirën Milanit. Më në fund ekziston një akord real mes grupit “Fininvest” që zotëron 99,93% të kuotave të klubit, dhe një grupi investitorësh kinezë.Ata do të shpenzojnë 740 milionë euro (ku përfshihen 220 milionë euro borxhe), për të blerë të gjitha aksionet që zotëron familja Berluskoni. Palët do të takohen sot në Vila Çertoza për të firmosur marrëveshjen paraprakë, ndërsa brenda fundit të vitit do të bëhet kalimi i plotë i aksioneve.Milani i ri do të jetë me pronësi kineze, por i një grupi të tretë që doli në skenë së fundmi. Nuk është ai “Fosun:, i cili bashkëpunon me menaxherin Horge Mendes, por është një menaxher tjetër kinez, Jonghong Li që mundësuar marrëveshjen në fshehtësi të plotë.Grupi që do të zotërojë Milanin quhet “Sino-Europe Investment Management Changxing” dhe kontrollon mes të tjerave edhe “Haixia Capital”, fondin shtetëror kinez për zhvillimin dhe investimet.Gjithçka është konfirmuar nga vetë klubi i Milanit nëpërmjet një njoftimi zyrtar në të cilin bëhej e qartë se këta investitorë kishin premtuar investime të rëndësishme për të ardhmen e klubit.
Milani te kinezët, këtë radhë është gjithçka e vërtetë!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA vendos në listën e zezë një bankë turke, akuzohet se transferoi fonde për Iranin
Pavarësisht shqetësimeve për sigurinë, Trump drejt Irlandës me Boeing 747 të dhuruar nga Katarit
Zjarret shkatërruese në Europë, 5.4 milionë hektarë tokë e djegur vetëm këtë verë
Amal Clooney mahnit në Venecia me fustanin Prada, George e komplimenton publikisht





