Ashtu siç dhe qarkulluan thashethemet, ish-kryeministri britanik Toni Blair ndodhet në Dhërmi dhe po kalon ditët e pushimeve verore me mikun e tij Edi Rama.
Kjo konfirmohet nga vetë shefi i qeverisë, i cili ka postuar sot këtë foto në profilin e tij në “Facebook”, duke e cilësuar si fotoja e ditës.
Rama shfaqet në krahë të Blair-it, të dy të qeshur, të veshur sport dhe duket që po shijojnë një drekë verore nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ish-kryeministri Blair mbërriti në bregdetin shqiptar dy ditë më parë, ndërsa Rama prej disa ditësh është akomoduar në vilën qeveritare në Dhërmi ku po shijon këto ditë të nxehta gushti.





