Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të qytetit të Burrelit.
Sipas policisë, autobusi linjës Burrel-Tiranë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasjë dy pasagjerë mbetën të plagosur.
Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë për mjekim në Spitalin e Burrelit dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek udhëtarët, pasi ka patur edhe të mitur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





