Një djalë 21 vjeç ka humbur jetën duke u mbytur në lumin Drini i Zi.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Ujmisht, ku i riu me iniciale R.S. ka qenë duke u larë dhe është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
21-vjeçari ishte nga Kolosjani dhe ndodhej në Ujmisht tek të afërmit.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia dhe polumbarët të cilët po punojnë për shkaqet e ngjarjes dhe për nxjerrjen e trupit të të riut. Paraprakisht dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale.





