Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e një personi në kërkim për “Ndërtim të paligjshëm”.
I arrestuari është Ramazan Balla, 59 vjeç, banues në Durrës.
Ai është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





