Sulmohet me lëndë shpërthyese godina e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, sulmi është bërë rreth orës 23:00 me një mjet të dyshuar shpërthyes, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar nga kjo ngjarje.
“Më 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njësitet relevante të saj menjëherë ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ende nuk dihet qartë se cilat mund të jenë motivet e këtij sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.





