Mëngjesin e së enjtes është ankoruar në portin e Sarandës për një vizitë një ditore një prej superjahteve gjigande.

“Rising Sun” është jahti i gjashti në botë për nga madhësia, 138 metra i gjatë. Është ndërtuar në kantierin e njohur “Naval Lurssen yachts” me një kosto prej 300 milionë USD.

Wshtë hera e parë që një jaht i këtyre përmasave viziton ujrat shqiptare, e madje Sarandën, duke treguar kështu për potencialin e lartë që ka turizmi  detar në vendin tonë.

Mësohet se jahti gjigand është pronë e një prej emrave më të famshëm të industrisë kinematografike botërore. Emrat e personave që janë ndodhur sot në bordin e jahtit gjigand nuk bëhen të  ditur edhe pse disa prej tyre kanë shkuar për një vizitë  disa orëshe në Qytetin Antik të Butrintit. Superjahti “Rising Sun” u largua nga Saranda pasditën  e së enjtes.