Jeremy Menez, vetëm dy ditë pas largimit nga Milani, ka humbur një pjesë të veshit të tij të djathtë në ndeshjen e parë të luajtur me fanelën e skuadrës së tij të re, Bordeaux.Sulmuesi francez u shkel në kokë nga lojtari i Lorient, Didier Ndong, i cili pa dashje i shkëputi një pjesë nga veshi, duke bërë që Menez të dalë nga fusha e lojës i gjakosur.“I kërkoj falje për incidentin. Shpresoj që të kthehet sa më shpejt në fushat e lojës”, tha Ndong.Menez nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Bordeaux ditën e hënë, pasi kaloi me Milanin dy sezone në Serinë A.
Menezit i copëtohet veshi në debutim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E keni në shtëpi dhe kushton pak! Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe imunitetin, ja pse po vlerësohet gjithnjë e më shumë
SHBA vendos në listën e zezë një bankë turke, akuzohet se transferoi fonde për Iranin
Pavarësisht shqetësimeve për sigurinë, Trump drejt Irlandës me Boeing 747 të dhuruar nga Katarit





