Rëndohet bilanci i personave që humbën jetën si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Mësohet se në makinën tip “Toyota”, e cila humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal me ujë po udhëtonin tre persona.
Në makinë me Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç po udhëtonte edhe shtetasi Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan të Pukës, i cili u gjet pas kërkimeve intensive të polumbarëve.
“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.”, njoftoi më herët policia.





