Tre apartamente në tre katet e fundit të një pallati 12-katësh në kryeqytet janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja tek një pallat në kryqëzimin te “Farmacia 10” në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë që zjarrfikëset janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Mësohet se pallati është ende në ndërtim dhe raportohet se aktualisht aty nuk jeton asnjë familje.