Qindra pasagjerë udhëtojnë nga Italia në Shqipëri në kushte skandaloze në tragete. Ora News sjell pamje sesi gratë dhe fëmijët qëndrojnë të shtrirë në dysheme për të kaluar natën për shkak të vendeve të pamjaftueshme në traget.

Edhe vitin e kaluar, numri i vogël i trageteve që bëjnë itinerarin Vlorë-­Brindizi ka krijuar të njëjtat situate skandaloze.

Denoncimi­

Njerëz të shtrirë në dyshemenë e tragetit. Si mbulesë kanë bërë batanike të marra me vete apo rroba, ndërsa pranë kanë dhe çantat e udhëtimit. Mes dhjetra pasagjerëve ka gra dhe fëmijë, por dhe të moshuar. Janë shqiptarë që udhëtojnë me nga Italia për të ardhur në Shqipëri për t’u çmallur me familjarët e tyre përmes tragetit të linjës Vlorë­ – Brindizi.

Si në çdo sezon veror ata lihen të udhëtojnë në kushte skandaloze për shkak të numrit të vogël të targeteve që bëjnë këtë linjë. Vetëm mbrëmjen e djeshme, kanë ardhur në qytetin bregdetar 1800 persona me tragetin e linjës­ Vlorë – ­Brindizi. /oranews/