Artur L., 42 vjeç, është dënuar me 10 vite burg pasi abuzoi me vajzën e tij të mitur. Por kjo e vërtetë është zbuluar vetëm në maj të 2015-ës, 5 vite pasi kishte ndodhur.

Kur vajza u fejua, partneri i saj kuptoi se ajo nuk ishte e virgjër, dhe i kërkoi të ndaheshin. Vajza 17-vjeçare, K.L., u përpoq të justifikohej duke i thënë se ishte dëmtuar gjatë kurimit të një infeksioni, por pa arritur ta bindë.

Atëherë u detyrua t'i tregonte atë çfarë kishte ndodhur tre herë, kur ajo ishte në moshën 15-vjeçare, në shtëpinë e saj në Babrru. Sipas vajzës babai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të edhe përpara se ajo të fejohej, por ajo nuk e ka lejuar.

Më pas vajza ka vënë në dijeni nënën e saj, e cila më pas e ka mbështetur dhe kanë shkuar në polici, ku kanë bërë kallëzimin. Tani, 42-vjeçari është shpallur fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur.