Plazhi i Durrësit po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, në kulmin e sezonit turistik. Një gjë e tillë shihet nga shumë turistë shqiptarë në plazh si papërgjegjshmëri e organit kompetent, në këtë rast, OSHEE.

Ndërsa turistët e huaj, pasi shfaqin pakënaqësi dhe zhgënjim, hedhin romuze duke pohuar se i duket vetja sikur janë në një vend të botës së tretë ku uji dhe dritat janë dhuratë që vlen shumë.

Mesditën e sotme energjia elektrike u ndërpre pa asnjë lajmërim në zonën e Plepave. Në videon e publikuar nga Noa.al degjohet zhurma shurdhuese e gjeneratorëve, zhurmë që krijon stres për pushuesit dhe më shumë çlirim nxehtësie në këto ditë të nxehta vere.