Vrasje e dyfishtë në Napoli, pranë Vico delle Nocelle. Gjithashtu një person i tretë ka mbetur i plagosur, i cili u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat italiane raportojnë se viktimat janë Ciro Marfè, 25-vjeç dhe Salvatore Esposito, 32-vjeç, persona të njohur më parë për policinë. I plagosuri është identifikuar si Pasquale Amodio.

Nuk dihet ende nëse viktima e dytë, që humbi jetën në spital dhe i plagosuri ishin kalimtarë të rastit apo kishin lidhje me viktimën. Policia ka nisur hetimet.

Nga raportimet e para mësohet se personat u qëlluan nga dy vetë me motor. Dyshimet e para janë se ata janë pjesë e klanit mafioz të Giuliano di Forcella.

Policia italiane kishte lëshuar alarmin se bandat kriminale kishin konflikte me njera-tjetrën.