Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë dy të rinj, që udhëtonin në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Sipas policisë së Durrësit, në pranga kanë përfunduar shtetasit Fatjon Berisha, 27 vjeç dhe Enold Furriku 28 vjeç, të dy banues në  Durrës

Berisha, më datë 03.08.2016, në lagjen Nr.13, në orën 03:10  është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Ford Fiesta, me targa DR 8528 D, pa dokumentacionin përkatës, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur në masën 2.18 mg/l.

Ndërkohë Enold Furriku është kapur në lagjen nr.8 nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar motorçikletën tip Yamaha, tej normave të lejuara të shpejtësisë, pa targa, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt”parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.