Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha janë takuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, në terminalin VIP.
Sipas burimeve të “Panoramës”, takimi zgjati 30 minuta, ndërsa mësohet se të dy janë pasagjerë avionin e linjës Tiranë-Vjenë.
Takimi vjen një ditë pas refuzimit nga ana e Metës të qeverisë teknike dhe ftesës së Bashës për një koalicion për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ky është takimi i dytë mes Bashës dhe Metës ditët e fundit. Nuk dihen ende temat e bisedave mes kreut të LSI-së dhe atij të PD-së.





