Një pushues ka humbur jetën, pasi dyshohet se u godit nga një mjet lundrues uji teksa ishte në det.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Himarës, teksa viktima u godit nga ky mjet lundrues.
Viktima, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është dërguar në morgun e spitalit të Himarës.
Mësohet se ai ka humbur një gjymtyrë si dhe ka një prerje të thellë në trup.
Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për ngjarjen, duke i sekuestruar edhe motorin e ujit.
Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.





