Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Policia bën me dije se në pranga janë vënë Lirim Hoxhaj 46 vjeç, banues në fshatin Romës të Vlorës dhe shtetasi XH.Z. 17 vjeç.

Gjatë kontrollit që është bërë në banesën e shtetasit Lirim Hoxha, policia ka gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike prej 800 gramë kanabis sativa.

Të dy shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në këtë banesë pasi rezultojnë të implikuar në këtë veprimtari kriminale duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.