Aksidentohen dy makina në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 10:55.

Sipas burimeve të policisë, janë dy persona të plagosur rëndë që janë dërguar në spital. Emrat e tyre nuk dihen ende.

Një prej automjeteve ka përfunduar në kanal nga përplasja që ka qenë e fortë.

Mësohet se të dyja mjetet po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sakaq, një tjetër aksident është shënuar po mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Postribë, pranë fshatit Bardhaj. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Raportohet se janë plagosur 3 persona dhe të gjithe ndodhen jashte rrezikut per jeten.