Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në Facebook historinë e pushimit nga puna të një punonjësi të aeroportit të Rinasit.

Berisha shkruan se Denis Minarolli, u shkarkua nga Tirana International Airport Shpk për shkak të publikimit të biletës së Erjon Veliaj që dëshmonte udhëtimin e tij për në Sri Lanka në një kohë kur Tirana ishte e përmbytur.

Në letrën drejtuar Veliajt, Minarolli pretendon se nuk është ai personi që ka bërë publike biletën elektronike dhe e cilëson largimin e tij nga puna si të porositur nga Veliaj.

Postimi i plote i Sali Berishes:

Mashtrimi i Veliajt me udhëtimin në Sri Lanka dhe hakmarrja primitive e tij ndaj punonjësit të Rinasit!

Te dashur miq, ketu me poshte keni nje leter me te cilen Denis Minarolli, punonjes ne aeroportin e Rinasit ne kompanine TIrana International Aeroport tregon per hakmarrjen primitive te Erion Veliajt, gjahun e shtrigave ndaj tij, ndikimin tek kompania per largimin e tij nga puna.

Si shkak i ketij akti te shemtuar ka sherbyer publikimi i imazheve të biletave të prera nga Veliaj dhe Velica e tij për një udhëtim busines class në Sri Lanka. Vizita e Veliajt në Sri Lanka bëri jo pak bujë një vit më parë, kjo pasi ai u largua nga vendi në një kohë kur Tirana ishte tërësisht e përmbytur. E ndërsa i hipi avionit për tu larguar, i paftyri përmes zyrës së tij të shtypit mashtronte qytetaret e Tiranes se ishte në krye të detyrës duke i shërbyer te permbyturve qe kishin banesat nën ujë. Përpjekjet e Veliajt për tu shfaqur si hero dështuan pasi mediat publikuan faximilet e biletave që dëshmonin se në momentet që Veliaj në datat që shfaqej si në krye të detyrës në të vërtetë nuk ndodhej në Tiranës por në Sri Lanka. Mirepo i pafytyri mund te humbas çdo gje por jo fytyren pasi ate nuk e ka sikunder nuk ka ndergjegje njerezore.

Përmes një letre drejtuar Veliajt, Minarolli tregon se si kompania ku ai ishte i punësuar e pushoi nga puna në shkelje të kontratës dhe kodit të punës për shkak të presioneve nga ana e Veliajt, megjithëse Minarolli nuk kishte asnjë përgjegjësi në publikimin e faximileve të biletave të fluturimit për Sri Lanka. Ketu me posht keni te plote letren qe Denisi i drejton Velise me te cilen denoncon publikisht aktin e tij te turpshem dhe amoral! sb