Samsung prezantoi Galaxy Note 7, i fundit në serinë e pajisjeve që janë një ndërthurje mes telefonit inteligjent dhe tabletëve.
Në fakt, produkti është i gjashti në serinë e këtij lloji, por Samsung vendosi numrin “7” dhe për këtë shpjegimin e ka dhënë kohë më parë, kur deklaroi se Note 7 do të ishte një version hibrid mes Note 5 dhe S7 Edge.
Prenotimet për këtë pajisje fillojnë zyrtarisht që nesër (3 gusht) dhe më 19 gusht do të jetë i disponueshëm për të gjithë të interesuarit përmes kompanive kryesore të telefonisë, që do ta ofrojnë të parat.
Note 7 ka të njëjta parametra me S7 dhe S7 Edge, një procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4 GB RAM, të njëjtën teknologji karikimi dhe Wifi dhe kamera kryesore 12 megapixel.
Ndryshimi është bateria, që është 3500 mAh, 500 më shumë se paraardhësi i tij, ndërsa risia më e madhe është tek identifikimi përmes skanimit të syve, teknologjia “Iris Scan”, që i shtohet asaj me gjurmë gishtërinjsh. Pajisja është rezistente ndaj ujit, madje edhe mund të shkruash mesazhe nën ujë me të.
Note 7 del me sistemin Android 6.0 Marshmallow, por kompania koreano-jugore thotë se në muajt në vijim do të zëvendësohet nga Android 7.0 Nougat.
Prezantohet Galaxy Note 7
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Teuta përfundoi në finalen e “play out”, trajneri Hodo: Të fokusohemi 100% tek ndeshja e playout
Teuta fiton me Egnatian dhe shmang rënien direkte, por luan në playout
Pa reformë pronësie nuk ka shtet modern
Hantavirusi/ Ministria spanjolle e Shëndetësisë: Të gjithë pasagjerët e anijes me hantavirus janë asimptomatikë





