Në këtë video do të shihni një sherr mes një vajze, babait dhe të dashurit të saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe konflikti ka nisur pasi babai i vajzës ka kundërshtuar lidhjen e së bijës me djalin në video.

Sipas “Jeta osh qef”, i dashuri i vajzës ishte polic, e teksa ata ziheshin, babai i ka marrë armën nga dora. Sherri ka vijuar për disa minuta, ndërsa vajza ka ndërhyrë duke e goditur herë pas here të atin.

Siç shihet edhe në video, disa persona kanë ndërhyrë që t’i ndajnë palët e përfshira në konflikt, por kjo është thuajse e pamundur.