Një grua 53-vjeçare është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje.

Ajo është Roza Rustemaj, 53 vjeçe, banuese në Vlorë.

Dyshohet se ajo ka vjedhur një shumë totale prej 3 milionë lekësh dhe 1 mijë euro nga banesa e shtetasit S.N. 43 vjeç.

Ky i fundit banon në lagjen “Pavarësia” në Vlorë dhe e kishte punësuar gruan si sanitare për të pastruar shtëpinë.

Policia dyshon se vjedhja është kryer përgjatë muajit korrik. Menjëherë kanë nisur hetimet për sanitaren.